Profesori dhe mjeku libanez që punon në spitalin e Bejrutit, ka dhënë detaje rrëqethëse lidhur me sulmin me pejxherë dhe radiolidhje mbi operativët e Hezbollahut.
Bëhet fjalë për Elias Warrack, i cili thotë se pa tmerrin në ditët e 17 dhe 18 shtatorit.
Oftalmologu rrëfeu se si brenda një nate i është dashur të “nxjerrë” më shumë sy sesa në tërë karrierën e tij
“Doja t’ua shpëtoja të paktën njërin sy viktimave, por në disa raste nuk mundesha, më është dashur t’ua nxjerr për shkak se municioni ka depërtuar thellë në sytë e tyre”, shtoi Warrack.
“Ishte shumë vështirë. Shumica e pacientëve ishin djem të rinj në të 20-at, ku në disa raste më është dashur t’ia nxjerr të dy sytë. Gjatë tërë jetës nuk kam parë skena të ngjashme krahasuar me atë çfarë kam parë dje”, tha për fund mjeku libanez.