Momente tmerri në mijëra metra lartësi: Xhami i avioni thyhet gjatë fluturimit

Në Izrael është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të thyerjes së dritares së avionit të United, në aeroplan ndodhen 339 persona, MDA dhe forcat e tjera të shpëtimit po përgatiten për ulje emergjente.

Autoriteti i Aeroporteve raportoi se modaliteti 2 i emergjencës u aktivizua për avionin e United Airlines që u nis nga Tbilisi për në Aeroportin New York-ut, në SHBA. Për shkak të një xhami të thyer avioni po kthehet në Izrael, në bord ndodhen 339 persona. Aeroplani i tipit Boeing 781-B pritet të ulet për rreth 20 minuta.

UPDATE: Pas minutash të gjata ankthi, avioni u ul i sigurt në Aeroporti Ben Gurion, në Tel Aviv.