Momenti kur ukrainasit rrëzojnë dronin më të shtrenjtë rus – kushton mbi 300 mijë dollarë

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë shkatërruar dronin vëzhgues rus Merlin-VR që konsiderohet si më i shtrenjtë në arsenalin e ushtrisë ruse – ku sipas ekspertëve kap vlerën e mbi 300 mijë dollarëve.

Rrëzimi i dronit u organizuar nga brigada e mekanizuar e 63-të në bashkëpunim me njësitë artilerike, raporton Telegrafi përcjell Insajderi.

Droni është rrëzuar në vijën e frontit në Lyman, ku po zhvillohen beteja të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve.

Pamjet e filmuar nga ajri, shfaqin momentin kur droni rus goditet nga një dron tjetër në një lartësi prej disa kilometrash.

Bëhet fjalë për dronin Merlin-VR mund të ngritet deri në 5 kilometra lartësi dhe të fluturojë për plotë dhjetë orë – duke mbuluar një rreze prej 600 kilometrash.