Mori propozim për martesë në tubim elektoral, Trump: Për mua është ok, prit ta pyes gruan

Donald Trump ka vazhduar gjatë ditës së djeshme me fushatën për zgjedhjet presidenciale amerikane.

Ish-presidenti amerikan ka qëndruar në shtetin e Michiganit dhe ka pasur një bashkëbisedim edhe me një mbështetëse.

Në fakt, fillimisht një grua bërtet diçka të pakuptueshme dhe pasi u ndal së foluri republikani, ajo e përsërit pyetjen, “dëshiron të martohesh me mua?”

Kjo kërkesë u prit me brohoritje përpara se 78-vjeçari t’i përgjigjet gruas në tubim elektoral, shkruan skynews.

“Më lër të konsultohem me ish-Zonjën e Parë… për mua është në rregull, por më lër të konsultohem”, ishte përgjigja e kandidatit republikan për president.

Ndryshe, Trump është i martuar me 54-vjeçaren sllovene, Melania Trump, me të cilën ka një djalë.

Kujtojmë se miliarderi amerikan ishte i martuar edhe me Ivana Trumpin deri në vitin 1990, me të cilin ka tre fëmijë.