Kosovo flag with Spain flag, 3D rendering xFotosearchxLBRFx xargusx ESY-043958287

“Muchas gracias España”, Gërvalla falënderon Madridin për njohjen e pasaportave

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se qytetarët e Kosovës nga tani mund të udhëtojnë në Spanjë.

Gërvalla-Schwarz me anë të një postimi në platformën X ka falënderuar Spanjën për njohjen e pasaportave, njofton Klankosova.tv

“Qytetarët e Kosovës tani mund të udhëtojnë në Spanjë. Në bazë të njoftimeve nga shtetet anëtare të BE-së deri më 5 janar 2024, Mbretëria e Spanjës njeh pasaportat e Republikës së Kosovës që nga 1 janari 2024”, shkroi Gërvalla-Schwarz.

“Shumë faleminderit Spanjë! Mirësevini në Kosovë”.

Lajmin gjatë ditës e dha zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili theksoi se Spanja është destinacioni i ri që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë përmes liberalizimit të vizave, “e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë”.