Muçi hero në Poloni, gol me vlerë kualifikimi për Legian në minutën e 100

Ernest Muçi, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, është bërë heroi i Legias së Varshavës pasi i ka kualifikuar polakët në play off-in e Conference League, teksa kanë fituar 3-5 në transfertë ndaj Austrisë së Vjenës.

Ndeshja e parë në Poloni ishte mbyllur me fitoren e austriakëve 1-2 dhe golin e vetëm për Leagian e shënoi Muçi. Megjithatë, çuditërisht, sulmuesi shqiptar u la në stol dhe ndeshja ishte mbërthyer në shifrat 3-4 për polakët kur ai u aktivizua në minutën e 94.

6 minuta më vonë, në minutën e 10 të shtesës, Muçi realizoi golin vendimtar për Leagian, duke vulosur rezultatin në 3-5 dhe kualifikimin e ekipit të tij në fazën e ardhshme të Conference League.