Emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka dhënë një intervistë për gazetën austriake Die Presse.
Ai nga gazetari është pyetur lidhur me grupet kriminale në veri që kanë sulmuar KFOR-in, për të cilët ka thënë se nuk janë vetëm disa qytetarë të zemëruar.
“Ju thatë se bëhet fjalë për mënyrën se si Kosova i trajton pakicat e saj. Por nëse shikoni fotografitë e sulmeve të serbëve ndaj forcës mbrojtëse të Kfor-it në veri të Kosovës, është e qartë se burrat që sulmuan këtu nuk ishin thjesht qytetarë të zemëruar. E gjithë kjo mund të ishte planifikuar nga Beogradi”, pyeti gazetari.
Escobar nuk u përgjigj konkretisht. Tha se duhet të ketë pasoja për personat përgjegjës.
“E drejtë, kjo mund të jetë. Dhe nëse kjo vërtetohet, do të kishim një diskutim shumë të vështirë me Serbinë. Nëse jo, na duhen ende sinjale nga Serbia se dhuna është e papranueshme. Në veri të Kosovës ka pasur dhunë të ashpër ndaj ushtarëve të forcës paqeruajtëse të KFOR-it. Kjo duhet të ketë pasoja për njerëzit që janë përgjegjës për të”,deklaroi Escobar.