MUP’i serb e politizon varrimin e policit të vrarë nga Faton Hajrizi, këndojnë këngë nacionaliste për Kosovën

Të shtunën është varrosur polici 34 vjeçar serb Nikola Krsmanoviq i cili u vra javën e kaluar nga Faton Hajrizi.

Ai është varrosur në një fshat të Loznicës, me ceremoni shtetërore.

Togu i nderit i xhandarmërisë serbe të shtunën ka shtënë në ajër në nderim të policit të vrarë ndërsa më pas kanë kënduar këngë nacionaliste që lidhen me Kosovën.

Kjo këngë i kushtohet Betejës së Kosovës ndërsa, sipas të dhënave ka qenë edhe himn i njësisë për operacione speciale.