Murale për 40 firmëtarët! Iniciativa e Bledar Çakallit në Vlorë: Një thirrje gjaku për të mbajtur gjallë historinë

40 firmëtarët që vulosën pavarësinë e Shqipërisë do të jenë përjetësohen në një murale me ngjyrat kuq e zi, në qytetin e Vlorës.

Autori që do ta realizojë, Bledar Çakalli 32 vjeç thotë se realizimi i saj është një thirrje gjaku për të mbajtur gjallë historinë kombëtare.

I kthyer disa vite më parë nga emigrimi, Bledar Çakalli, thotë se këtë punë po e kryen me pasionin më të madh për të transmetuar historinë e vendit tek brezat e rinj.

Por Bledari thotë se realizimi i veprave të tilla kërkon edhe mbështetje financiare. Mbështetje të cilën deri më tani e ka siguruar me fondet të cilat dhurojnë emigrantët shqiptarë jashtë vendit, shqiptarët e trevave, tifozat kuq e zi dhe qytetarët brenda vendit.

Kjo murale me heronjtë kombëtarë që firmosën lirinë e vendit po realizohet përgjatë aksit nacional Vlorë-Orikum në afërsi të fshatit të Jonufrës, një prej segmenteve me qarkullimin më të dendur nga automjetet në Vlorë. Punimet do të përfundojnë në fund të muajit dhjetor./TCH