Prej më shumë se një shekulli anëtarët e familjes Ibraj kujdesen për kishën e Shën Gjonit në fshatin Hysaj në Malësi të Madhe.
Ismet Ibraj me profesion mësues historie tregon për kujdesin që tregon për këtë vend të shenjtë.
Kujdestari i kishës faktin që ai është musliman dhe ruan manastirin që i përket një feje tjetër e quan si diçka normale.
Ismeti kërkon që institucionet shtetërore të kenë një vëmendje më të madhe ndaj këtij objekti 900 vjeçar i cili po frekuentohet shumë gjatë kësaj periudhe edhe nga turistët e huaj
Çdo të martë besimtarët e krishterë të zonës së Rrashkullajve ku ndodhet manastiri por edhe fshatra të tjerë shkojnë dhe luten çdo vit përpara ardhjes së festës së shenjtë të Pashkës.