Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar krishtlindjet katolike të gjithë besimtarëve të krishterë.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka uruar edhe pjesëtarët ndërkombëtarë që shërbejnë në Kosovë.
“Në emrin tim, të familjes, të AAK-së dhe të partnerëve të koalicionit, u urojë nga zemra krishtlindjet katolike. Gëzofshi bashkë në familjet tuaja dhe i ndajshi gëzimet me më të dashurit tuaj. Neve vërtet na bashkon shqiptaria dhe jemi vëllezër”, tha Haradinaj.