Taksat që do mblidhen çdo vit nga nxjerrja e naftës në Shpirag dhe jo vetëm, parashikohet të arrijnë deri në disa qindra milionë dollarë sipas ekspertëve të ekonomisë.
Një 6-fishim i prodhimit të naftës pritet të arrihet, sipas ekspertit Fatos Çoçoli, përfitimet e së cilës Qeveria do t’i administrojë nëpërmjet Fondit Sovran.
“Konsiderohet një fushë naftëmbajtëse e ngjashme me Italinë, Valt Dargi. Shumë e ngjashme me të Shpiragut. Nëse do të kapim dyfishin e prodhimit ditor, 20 mijë në ditë atëherë i bie që rreth 9.2 milionë dollarë kompania të nxjerrë vëllim të punës në ditë.
Me kontratën që ka me Shqipërinë ne mund të marrim deri në 40% ose 4 milionë dollarë në ditë. Po të jetë si e Valt Dagri ne mund të arrijmë ta 6-fishojmë prodhimin tonë në mes të vitit të ardhshëm”, shprehet ai.
Por si mund të përfitojnë qytetarët nga ky Fond Sovran?
“Në rast se kompania do të kalojë në prodhim industrial të shkallës së gjerë mund të bëhet fjalë për 1.5 miliardë euro prodhim në vit, në rast se gjërat shkojnë mirë.
Nafta në rast se nxirret në prill, nesër shteti do marrë 4 milionë dollarë, ose rreth 3.8 milionë euro i merr shteti jonë në muaj, në fund të vitit mund të përfitoj deri në 32 milionë euro. Kështu do ju shtonte pensionistëve nga 1 pesë mijë lekësh të ri.”
Për ngritjen e këtij fondi qeveria po studion praktika të ngjashme në disa shtete si Norvegjia, Arabia Saudite dhe atë të Azerbajxhanit. Kompania Holandeze “SHELL” parashikohet t’i paguajë shtetit shqiptar 10% rentë minerare dhe 50% tatim fitim.