Altin Kocaqi
Naim Frashëri në vargjet ‘Pellazgjit e Shqiptarëve’ bënë fjalë për gjuhën shqipe si të ishte ‘Gjuha e Perëndive’ . Akademikët e sotit na thonë së Naimi nuk bazohej në shkence. Si qëndron e vërteta? Tha fjalë në erë Naimi apo kishin baza shkencore vargjet e tija? Ja si shkruan Naimi:
‘’Gjuhë që flisnin Perënditë
Atë flisnin Pellazgjitë
Atë kanë edhe Shqiptarët
Sikurse edhe të parët’’
Kur bëhët fjale për ‘ide të tilla’ pjesa më e madhe e akademikëve që i mbijetoj ‘ideologjisë dhe jo shkencës’ flasin me siguri se kemi të bëjmë me një trillim që e nisën gjuhëtarët perëndimorë, si von Hahn apo Demetrio Camarda, e më pas e morën Rilindasit’. Por si qëndron e vërteta?
Gjykimi akademik në lidhje me J.G. von Hahn dhe Demetrio Camarden ka munguar në radhët e akademikeve tanë për dy arsye:
Studimet e tyre janë përkthyer në mënyre selektive ‘për përdorim të brendshëm’. Mënyra selektive e përkthimit të një vepre(shih hyrjen e botimit në shqip të Hahn këto vitet e fundit) mund të lidhet me çdo gjë tjetër por nuk ka lidhje me gjykimin e ftohtë edhe as me shkencën.
Fshehja, mospërkthimi edhe mosmarrja në analize shkencore, e veprave të të njëjtit lloj, e shoqëruar me kundërshti mes ‘shashkave patriotike’ për të hedhur hi syve, nuk ka qënë, nuk është e nuk do jetë kurrë shkencë.
Vallë ku qendron e vërteta? A është vërtet gjuha shqipe ‘Gjuha e Perëndive’?
Johan Georg von Hahn me anë të ‘Studimeve Shqiptare’ provoj se Ilirët, Epirotët, Maqedonasit janë farefisë mes tyre edhe të ndryeshëm nga Grekët. Duke qënë se Ilirët, Epiriotët, Maqedonët ishin të ndryeshëm nga Grekët edhe banonin pandërprerje në trojet ku i njohi historia shqiptarët atëherë gjasat që Shqiptarët të jenë pasardhës të popullsis autoktone paragreke janë të mëdha. Por a ka mbështetje shkencore ekzistenca e gjuhës shqipe si gjuhë e paragrekëve? A mund të bëhet shkencërisht ndonjë lidhje mes paragreqishtes edhe gjuhës shqipe? Ne së po atëherë kjo do e provonte Naimin si më akademik se akademikët e sotit.
Këtu, krahas provave që solli von Hahn, hynë Demetrio Camarda i cili provoj shkencërisht se ‘ Gjuha shqipe ruan mbetjet origjinale te gjuhës paragreke’. Këto mbetje Camarda i cilësoj si fjalë të një gjuhe shumë të vjetër që sipas Homerit ishte ‘Gjuha e Perëndive’ ndaj edhe ai e quajti gjuhën shqipe si ‘Gjuhë të Perëndive’. Shkencërisht jemi në kufirin midis greqishtes edhe paragreqishtes. Ky kufi tregon cakun e kohëve historike edhe parahistorike. Duke qënë se fjalët e gjuhës shqipe dokumentohen te paragreqishtja atëherë duket se ne arrijmë në anën më të vjetër të njohurive tona. Nga aty e tej kemi errësirë në dokumentet e prekëshme gjuhësore. Këto mbetje unë i kam studiuar në botimin e vitit 2013 edhe në fund të këtij shkrimi do u sjell prova por këtu do më duhet të qartësoj pak vargjet e Naimit që ‘akademiket’ nuk i kuptuan kurrë ashtu sikurse ato u shkruan; me arritjet e Hahn edhe Camardës.
Naimi i shquar për simbolikën e tij flet me njohuri edhe maturi shkencore por që të kuptohej Naimi duhej që Hahn të mos përkthehej selektivisht edhe Camarda të ishte përkthyer për t’u njohur me të vërtetë ato arritje që qëndrojnë. Naim Frashërin e konfirmon 100% Eqerem Çabej si më poshtë:
“Një interes të veçantë për gjuhësinë shqiptare paraqet çështja a ka ndonjë lidhje midis gjuhëve ose gjuhës së substrakteve paragreke të Greqisë së vjetër dhe gjuhës shqipe, ose mbeturinave të atyre substrakteve në këtë gjuhë. Ky problem lidhet me emrin e Pellazgëve e të pellazgjishtes”
Eqerem Çabej. “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe I”, f 90 sh b “Çabej”, Tiranë 2008
Sot e gjithë bota akademike, veç akademikëve shqiptare, e pranon se në greqishten e vjetër janë ruajtur aq shumë fjalë paragreke saqë kjo gjuhe vetëm përkthehet ‘në gjuhën e përbashkët të grekeve = atikishten e krijuar nga Gorjas’.
Për zbulimin e lidhjeve të gjuhës shqipe me gjuhën paragreke meritën e parë e ka Demetrio Camarda që Naimi e njihte shumë mirë nga qindra artikuj të kohës . Mbi 1000 fjalë te tilla une i botova në vitin 2013. Këto fjalë janë marrë nga Fjalori i Hesychit Alexandrinos i cili, si njohës i gjuhës paragreke, këto fjalë i përktheu në gjuhën greke duke na dhënë njëkohësisht kënaqësin të mos i supozojmë sipas dëshirës sonë por ta njohim nga ai përkthimin e fjalës paragreke në greqisht. Në vazhdim unë po u sjell prova gjuhesore që i japin të drejtë Naimit edhe stilit të tij simbolik:
Fjala paragreke ‘πριεται’ lexohet ‘priete’. Kjo fjalë përkthehet në greqisht nga Hesychii si ‘σχιζεται’ e cila lexohet ‘sqizete’ dhe përkthehet në shqip si ‘prihet, shqyhet’. Fjala paragreke ‘priete’ është e njejtë me fjalën shqipe ‘priet’ ndërsa greqishtja ‘sqizete’ është e huaj. Kjo tregon se gjuha shqipe ruan origjinalin paragrek.
Fjala paragreke ‘’vεισεται’’ lexohet ‘nisete’. Kjo fjalë është e huaj për gjuhën greke dhe përkthehet nga Hesychii si ‘’εισερχεται’’ që do të thotë ‘hynë, shkon, vjen’. Fjala paragreke është huaj për gjuhën greke dhe e njëjtë me gjuhën shqipe = gjuha shqipe ruan fjalë të gjuhës paragreke.
Këto edhe mbi 1000 fjalë të tilla gjenden në ‘mbetjet origjinale të gjuhës paragreke’ . Këto fjalë provojnë se gjuha shqipe prek prehistorinë ndaj në menyrë simbolike si Camarda edhe Naim Frashëri kishin te drejtë ta quanin gjuhën shqipe si gjuhën më të vjetër: ‘Gjuhën e Perëndive’