Naim Murseli hyn në gjykatë fshehurazi nga mediat

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur gjykimi ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, bashkëshorti Naim Murseli si dhe dy të dyshuarve të tjerë Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Para fillimit të seancës arritën fillimisht familjarët e Liridona Ademajt, ku siç u raportua se janë marrë edhe masa të larta sigurie.

Pas tyre, erdhën edhe të dyshuarit, të cilët janë futur në gjykatë nga një hyrje tjetër dhe larg medieve.

Ndërkohë, para fillimit të kësaj seance në hyrje të objektit të Gjykatës janë parë edhe disa aktivistet për të drejtat e grave.

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” – thuhet në pankartën që po e mbajën këto aktiviste.

Seanca dëgjimore ishte planifikuar të fillojë nga ora 09:30.

Prokurorja e Shtetit ka përpiluar kërkesën për paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerëve që dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt.

Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.