Ndahet nga jeta rapsodi kosovar Ali Krasniqi

Shuhet nga jeta legjenda e folklorit, Ali Krasniqi.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, përmes rrjeteve sociale.

Ali Krasniqi ishte ndër ikonat e muzikës folklorike, që i ka takuar brezit të artë të kultivimit të këngëve rapsodike.

Në dekadën e fundit, ai këndoi bashkë me rapsodin Isë Llapqeva, deri kur ky i fundit ndërroi jetë më 15 shtator të vitit 2020.

Madje për shokun e tij të ngushtë të këngës, Ali Krasniqi para më pak se 1 viti publikoi një këngë, duke treguar dhimbjen për ikjen në amshim të mikut të tij