Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua të premten me ish-presidentin Donald Trump.
Dhe gjatë deklarimit të tyre, ishte një moment i cili tashmë është bërë viral, përkatësisht momenti kur Trump lavdëroi marrëdhënien e tij me Zelensky dhe presidentin rus Vladimir Putin.
“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë, dhe unë gjithashtu kam një marrëdhënie shumë të mirë – siç e dini – me presidentin Putin. Dhe mendoj se nëse fitojmë, mendoj se do ta zgjidhim shumë shpejt”, shtoi Trump.
Dhe duke ndërhyrë, Zelensky tha: “Shpresoj që të kemi marrëdhënie edhe më të mira”.
“Oh, e kuptoj”, u përgjigj Trump. “Por duhen dy për tango, e dini. Dhe ne do të kemi një takim të mirë sot. Dhe mendoj se fakti që jemi bashkë sot është një shenjë shumë e mirë”.
Të dy, të cilët u takuan në Trump Tower në New York City, shtrënguan duart dhe folën shkurtimisht me shtypin përpara se të uleshin për bisedime.
“Unë mendoj se ne mund të bëjmë diçka që është e mirë për të dyja palët. Është koha”, ka thënë më tej Trump.
A post shared by Sky News (@skynews)
Ndryshe, Trump, i cili shpesh ka shprehur skepticizmin e tij të thellë për ndihmën e SHBA-së për Ukrainën, tha se ishte “një nder” të takohej me Zelensky.
Por Trump edhe është “tallur” me Zelenskyn.
“Sa herë që Zelensky vjen në Shtetet e Bashkuara, ai largohet me 100 miliardë dollarë, mendoj se ai është shitësi më i madh në Tokë”, tha Trump të martën në një ngjarje të fushatës.
SHBA i ka ofruar Ukrainës rreth 60 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që kur Rusia sulmoi për herë të parë këtë vend në shkurt të vitit 2022.