Ndërron jetë aktori i humori, Zef Deda

Ndahet nga jeta në moshën 73-vjecare 𝐦𝐣𝐞𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢 𝐢 𝐦𝐚𝐝𝐡 𝐢 𝐡𝐮𝐦𝐨𝐫𝐢𝐭, 𝐙𝐞𝐟 𝐃𝐞𝐝𝐚.

Deda, ka spikatur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi, ndërroi jetë këtë të premte në Shkodër, pas një sëmundjeje të rëndë, nga e cila vuante prej kohësh

Kush ishte Zef Deda

Zef Deda Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Eshtë shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore.

Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike. Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë Shkodran.

Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdon me shumë sukses.