Tifozët ultras serbë kanë vazhduar me provokime duke shpalosur thirrje anti-Kosovës në ngjarjet sportive.
Të enjten, grupi i tifozëve të klubit të basketbollit, Partizani, ka shpalosur banerin “Kosova është Serbi” në Berlin gjatë përballjes Alba Berlin-Partizani në Euroligë.
Adhurues shqiptarë të basketbollit kanë dërguar fotografi nga salla “Mercedes-Benz Arena”, që tregojnë banerin.
Ndeshja është në kuadër të xhiros së 33-të të Euroligës.


