Shtetasi Admir Tutaj, u ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale, konkretisht për “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Forma të veçanta bashkëpunimi Organizatat Kriminale” dhe“ Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupe të strukturuara kriminale”.
Tutaj u arrestua pak kohë më parë nga autoritetet kolumbiane, për veprën penale “Trafik i armëve” i mbetur në tentativë.
Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në bashkëpunim me persona të tjerë, kishin siguruar armë në tregun e zi dhe organizuan trafikimin e tyre drejt Britanisë së Madhe.
Bëhet fjalë për një operacion të organizuar nga Policia e Shtetit në pikën e kalimit kufitar të portit të Durrësit, ku u zbulua arsenal armësh i fshehur në një tavolinë druri.
Mediat vendase raportojnë se Tutaj, pjesë e një grupi të trafikut ndërkombëtar të armëve, mbërriti në Kolumbi me autobus në Antioquia, por u ndalua në zyrat e imigracionit te aeroportit “Ernesto Cortissoz” në Barranquilla.
Aty dyshohet se përpunonte dokumente me të cilat synonte të largohej jashtë vendit.
Tutaj është transferuar tashmë në aeroportin El Dorado në Bogota, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.