Në këtë vend të Italisë besohet se është varrosur mbreti i fundit ilir, Genti

Varri i mbretit të fundit ilir, Gentit, besohet që është në Itali, saktësisht në provincën e Gubbios në Perugia.

Gjurmët e tij humbasin në vitin 168 para erës sonë, kur ra Shkodra.

Disa historianë pretendojnë se ai u zhduk, u mbyt, u arratis. Ndërsa pas vitit 2000 ishin emigrantët shqiptarë në Itali, ata që ranë në gjurmët e mbretit Gent.

Varri i tij besohet se është në Itali, në provincën e Gubbios, Perugiaa, në krahinën e Umbrias.

Aty gjendet varri apo mausoleum, i cili është pohuar edhe nga arkeolog italianë se aty besohet që është i varrosur Mbreti Gent.

Ai ishte i biri i mbretit Pleurat dhe ishte i martuar me Etleuan, vajzën e mbretit Muonun të Dardanëve