Një i ri shqiptar ka humbur jetën në Londër pasi u godit me thikë.
Një zëdhënës i policisë Metropolitane tha se ka mbetur i vdekur Emiliano Hasanpapaj.
Shqiptari 22 vjeç u godit tek sa dy grupe të rinjsh u përfshinë në një sherr në zonën Berkshire Gardens, Palmers Green, mbrëmjen e 11 Korrikut.
Rreth orës 23:50 i riu shqiptar u dërgua në një spital të Londrës por përpjekjet e mjekëve rezultuan të pasuksesshme.
Ai humbi jetën nga plagët e shkaktuara prej goditjes me thikë.
Një 24 vjecar i arrestuar nën dyshimin për vrasje është lënë i lirë me kusht nën hetim policor për këtë ngjarje.