Ivana Stradner, një studiuese në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, ka publikuar disa fotografi ku thotë që mediat në Rusi kanë shfaqur billborde duke e mbështetur Serbinë pas sulmit terrorist në Kosovë.
Aty shihet një flamur serb me mesazhin për lidhjen ‘vëllazërore’ që ka Serbia me Rusinë.
“Pas përshkallëzimit të fundit në Kosovë, mediat ruse shfaqin billborde në Moskë me mesazhin në mbështetje të Serbisë: “një ngjyrë, një besim, një gjak”, ka shkruar ajo në X.
Analistja amerikane thotë se ky që u shfaq në Rusi është një skenar i vjetër dhe se sulmi terrorist i të dielës në veri të Kosovës, sipas saj, s’do të ndalet.
“Është i njëjti skenar i vjetër. Ajo që pamë gjatë fundjavës nuk do të ndalet me kaq”, thotë ajo.