Në një anije të bllokuar në breg rusët kishin ngritur qendrën komanduese – momenti kur forcat ajrore ukrainase e godasin me raketë

Gjeneral-lejtnant Mykola Oleshchuk, komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, ka shprehur mirënjohjen e tij për pilotët ukrainas që kryen një goditje precize në një postë komanduese ruse.

“I shpreh mirënjohjen time pilotëve për shkatërrimin e qendrës komanduese që i përket armikut”, ka shkruar Oleshchuk në profilin e tij.

Gjeneral-lejtnant nuk dha detaje të tjera. Videoja sugjeron se qendra komanduese ruse ishte vendosur në një anije të bllokuar në breg.

Ukrainska Pravda u informua se operacioni ushtarak u zhvillua të hënën, më 11 mars, në rajonin e Khersonit.

Në video shihet se si kjo anije goditet nga një raketë dhe copëzat e saj fluturojnë dhe përfundojnë në ujë.