Në ditën e 7 tetorit, militantët e Hamasit ia mësynë qyteteve izraelite – duke e goditur nga Gaza me raketa por edhe me këmbësori.
Nga ky sulm kanë humbur jetën mbi 1 mijë izraelitë dhe mbi 800 palestinezë, kurse çdo ditë po publikohen pamje të ndryshme rrëqethëse të vrasjeve brutale të civilëve izraelitë.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dy izraelite që gjendeshin brenda një veture i shpëtojnë mrekullisht vdekjes, pavarësisht se para syve të tyre fluturonin plumbat.
Situata u tensionua kur militantët e Hamasit i detyruan të dalin nga vetura – duke tentuar t’i rrëmbejnë, por në ato momente shfaqen policët dhe ushtarët izraelitë që shtien mbi ta.
E nga këto të shtëna që vinin nga të dyja anët, vajzat gjetën veten mes shkëmbimit të zjarrit. Ato shkuan në pjesën e pasme të veturës – pra të bagazhi dhe tentonin t’i fshihen plumbave.
Madje në një moment breshëria e plumbave thyejnë xhamin e bagazhit, por që mrekullisht asnjë nga këta plumba nuk i godet izraelitet.
Duke parë se po rrethoheshin nga izraelitët, militantët e Hamasit tërhiqen dhe këto vajza shpëtohen nga ushtarët izraelitë. /Telegrafi/