Në protestën e studentëve në Beograd shpaloset banderolë kundër Kosovës

Në protestat e studentëve që po vazhdojnë prej disa javësh në Beograd kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq, pjesëmarrësit kanë hapur banderolë kundër Kosovës, raporton Anadolu.

Studentë dhe qytetarë u mblodhën para Gjykatës Kushtetuese në kryeqytetin serb, duke pretenduar për shkelje të kushtetutës.

Gjatë tubimit, u vërejt pëlhurë kundër Kosovës me mesazhin “Nuk ka dorëzim” (Nema predaje).

Tubimi i sotëm ishte pjesë e protestave që filluan në vend pas incidentit tragjik të 1 nëntorit në Novi Sad, ku shembja e një pjese të stacionit të trenave shkaktoi vdekjen e 15 personave, vetëm disa muaj pas hapjes së tij.

Studentët kërkojnë publikimin e të gjithë dokumentacionit për rindërtimin e stacionit hekurudhor të Novi Sadit dhe heqjen e akuzave ndaj studentëve, aktivistëve dhe qytetarëve të arrestuar dhe ndaluar gjatë protestave. Ata kërkojnë ngritjen e kallëzimit penal ndaj sulmuesve të studentëve, pedagogëve dhe qytetarëve në tubimet dhe protestat e mëparshme.