Deri me 1884 kur Serbisë iu dha një autonomi e zgjeruar, nuk kishte shtet serb, nuk kishte organizim të një shteti të mirëfilltë serb. Vladimir Çoroviq, në historian serb shkruan: “Dushani e krijoi një principatë e cila nuk ishte serbe, por e përzier, e përbërë nga Serbët, Helenët dhe Arbanasit (Shqiptarët). Qëllimi tij ishte që të pushtonte Konstantinopolin dhe të bëhet trashëgimtarë i Imperatorisë së kohës. Car dhe si i tillë, sundimtar i Ballkanit dhe i serbëve të tij (?) (në atë kohë serbët ishin në pakicë e Car Dushani- arbanas ortodoks.)”.
Ndërsa studiuesi tjetër serb Lazo Kostiq shton: “ Nemanasit (Nemanjiqët-sipas atij) kishin mundur të sundojnë Bizantin, por jo serbët” (Sepse nuk kishte Serbi). Historia serbe flet ndryshe, flet ndryshe dhe e gënjen historinë ndryshe.Po a kishte serb atëherë ?
Kur u paraqiten serbët si “komb” ?
Nuk duhet ngatërruar prania sllave me atë serbe, ngaqë sllavët paraqesin një konglomerat popujsh barbarë që sulmuan Ilirikun dhe Dardaninë nga shekulli VI e tutje, për t’u shfaqur si formacione fisnore nga shekulli IX e tutje, ndërsa serbët, si pakicë shfaqen në shekullin XIX.
Pra në Kosovë, sllavët shfaqen në shekullin XIII, si pushtues, por pa atributet e mbretërisë, ose të perandorisë, siç i shohim edhe sot e gjithë ditën në historiografinë zyrtare në Shqipëri dhe Kosovë, por erdhën si fise të prirë nga zhupanë dhe despotë.
Madje, edhe vetë Rashka, që serbët e quajnë “mbretëri mesjetare serbe”, sipas shumë indikacionesh, nuk ka qenë serbe, por tribale (një fis pellazg i lidhur me Dardanët). Ato që historiografia serbe i thotë rreth “Car” Dushanit, apo “Kral” Millutinit, janë falsifikime, ngaqë edhe i pari e edhe i dyti kanë qenë feudalë ortodoksë, si shumë feudalë të tjerë ortodoksë arbërorë, që ishin në përbërje të Bizantit dhe asgjë më shumë.
Dukla ishte një vend katolik .
Ndarja e Kishave bëri që sunduesit dhe pronarët e mëdhenj nuk e moren fenë sepse e donin por vetëm të mos humbnin privilegjet e tyre, sepse duhej përshtatur klimes se re të Mbretërive të Krishtera . Të jesh me Romen apao Konstantinopojen ,pak e rëndësishme duhej respektuar ndarja.
Në këte ndarje humbësit më të mëdhenj ishin shqiptarët .Shikoni hartën e ndarjes se Kishave.
Ishte një mundi madh sepse shkizma ishte tragjedi sepse popët ortodoks duhej që përsëri të kryqëzonin të kryqëzuarit e më hershëm të një kishe tjetër . Njashtu edhe Car Dushani nga katoliku , kaloi në ortodoks. ( Upravo se to dvostruko krštavanje nekoliko decenija posle ovog događaja zbilo i Stefanu Nemanji, koji je rođen u Ribnici blizu Podgorice, koja je bila pod ingerencijom Rima, zbog čega je prvi put kršen po rimskom obredu ).Rikryqëzimi ishte me pasoja për ne .
Ishte një gjë apsolute që serbet kurrë nuk kanë qenë katolik .
“Serbia” e atyre viteve ishte vetëm nje despotat ortodoks që i shtrinte kufinjt e saj me dhunë e hekur.
Nëse e shihni hartën serbe të mbretërisë “serbe “ te Car Dushanit , do të vëreni vetëm toka shqiptare.
serbija_car_dushanit
E ashtuquajtura “Serbia” e Car Dushanit
Sipas nje teorie greke dhe te shënimeve ne Hillendar, ajo eshte me origjine Shqiptare dhe i ka takuar fisit Nimani. Nimanet njëherë ishin katolik, pastaj ortodoks , pas ndarjes se kishave dhe të shkizmes me 1054 . Më vonë, me ardhjen e Turqve (osmaneve ) janë islamizuar .
Po e vazhdoj me letrën e një popi “ serb” për të treguar të kaluarën tonë të përvetësuar nga serbët.( shkruan Skender Rizaj ) “Fisi Nimani është shkruar si “ Nemani “ ( greq .) kurse Stefan Nemanea si “ Stefan Nemane “ ( greq.) gjithashtu edhe ne Hilendar është shkruar me emrin Stefan Nemani.
Prandaj në shqiptimin e më vonshëm të Shqipes e ka marr leximin itacistik Nimani, e më herët është lexuar Nemane . Me sllovenizimin e të lexuarit të fjalës Nemane, në mesjetën e vonshme është përvetëuar fjala Nemanja ( nga metateza e shqipes : Nemanaj).
Nga fisi nimani kanëmbetur trashëgimtarët e Nimanasve të tanishëm nga të cilët ka në rrethinën e Prizrenit dhe në vet Prizren …..Kjo është përsa i përket etimologjisë Nemanjiqi , ç – iqi. “
Dokumenti_nemanja
Vula e Stefan Nemanit
Madje, edhe kur Serbia është pranuar si shtet në kongresin e Berlinit më 1878, sipas burimeve osmane dhe austro-hungareze, rreth gjysma e asaj popullate nuk ishte serbe. Shumicën e përbënin shqiptarët dhe vllahët, siç nuk kishte shumicë greke, por arvanite, edhe Greqia kur u pranua si shtet më 1831. (Jusuf Buxhovi ).
Dardania_kingdom
Dardania, si pjesë e Ilirikut, do të kthehet në faktor kryesor të Bizantit, ku edhe kanë rrënjën tri identitetet me të cilat duhet të lidhet qenia shtetërore shqiptare: identiteti administrativ (i shpallur nga Diokleciani), identiteti kishtar (i shpallur nga Konstandini i Madh) dhe identiteti politik dhe juridik (i shpallur nga Justiniani).
“Nimanajt kanë sunduar sipas të drejtës kanunore deri më 1354, kur Car Dushani e ka nxjerr Kanunin e vet, i cili është përplot me të drejta të vjetra kanunore shqiptare .
Kanuni ka pretenduar të zhdukë të drejtën e vjetër kanunore të Shqipëtarëve dhe legjislacionin dhe jetën juridike ta rregulloj sipas shembullit bizantin, por më 1389 u përmbys shteti i Nemanajve kurse populi iu ka kthyer zakoneve, të cilët janë ruajtur sot e kësaj dite te serbët (skizmatiket Shqiptare ) dhe Shqiptarët në Kosovë, më saktë në metohi ( dukagjin ).
Kjo është dëshmia e dyte e cila vërteton se Nemanjiqët ishin me preardhje shqiptare”. ….”Nemanja në fillim nuk ka qene zhupan i madh por eshte quajtur “ Dorezon – dëshmitar i madh“.
Kurse më vonë në ndikimin e grekëve dhe sllavëve e ka marr emërtimin thirrjen e zhupanit të madh.
Si dorëzon i madh shprehje shqipe – sundimtar; sinonim i shprehjes sundia e cila përdorej në mesjete ka pasur kalorësi dhe njerëz të vet, të cilët ishin kalorësit e bujarët e tij, e nëpërmjet të të cilëve ka sunduar.
Kjo është dëshmia e 4 për metodën shqiptare të sundimit të dinastisë Nimani në serbin mesjetare. Unë të gjitha këto i di sepse e zotëroj mirë gjuhën e vjetër greke, dhe e di edhe gjuhën shqipe duhet të jetë shqiptar shkizmatik – shka dhe zakonet shqiptare.
Për këtë arsye ju njoftoj që këtë element dhe fakt ta keni parasysh në punën tuaj të ardhme, nëse këto gjer më tani nuk i keni të njohura.
Ndërsa dëshmit origjinale për pikën 1 mund ti gjeni ne Hilendar kurse të tjerat mund t’i gjeni ne Metohi ( Dukagjin ) sidomos në punimet e Dr. Milutin Gjuriqiqit.
“ Kjo është letra anonime e një popi ortodoks i cili thotë: ‘Na falni që nuk mund të nëshkruhem nën këtë informatë, sepse, si serb (shqiptar – skizmatik ) frikësohem.“ (20.IX.1985)
Fahriu_e_reja_foto
03.06.16 Gjakovë