Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka ftuar qytetarët për një protestë që do të mbahet nesër në Bujanoc.
Protesta është caktuar të fillojë në ora 11:00 në Sheshin e Bujanocit.
Në postimin e saj në Facebook, Sinani ka theksuar se ky aktivitet është një reagim ndaj shtypjes dhe diskriminimit që shqiptarët përjetojnë nga autoritetet e Beogradit.
“Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës dhe shqiptarë të Luginës, ka mbetur vetëm pak orë deri në PROTESTË. Kjo është një protestë për drejtësi dhe barazi, kundër shtypjes dhe diskriminimit që na bëhet nga Beogradi. Të bashkohemi pa dallime, të ngrisim zërin tonë për IDENTITET dhe DINJITET. Të shprehim zërin e shqiptarëve të diskriminuar. Takohemi nesër në ora 11:00 në Sheshin e Bujanocit,” ka shkruar ajo.