Duke iu drejtuar kombit për luftën në Gaza, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se ky është vetëm fillimi.
“Sot, të gjithë e dinë se ne po luftojmë për atdheun dhe po luftojmë si luanë”.
Netanyahu shtoi se Izraeli nuk do ta harrojë kurrë sulmin e Hamasit, duke theksuar se kishte folur më parë me familjet që humbën të dashurit.
“Ne po e godasim fort Hamasin, por është vetëm fillimi. Ne do ta shkatërrojmë Hamasin dhe do të fitojmë, por do të duhet kohë”, tha kryeministri izraelit.