Netanyahu: Ka akoma, regjimi nuk e di se çfarë e ka goditur

Duke iu drejtuar popullit iranian drejtpërdrejt, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i bëri thirrje civilëve të “ngrihen dhe të lënë zërat e tyre të dëgjohen”.

Ai u shpreh se lufta e Izraelit nuk është kundër tyre, por kundër qeverisë iraniane, raporton CNN.

“Ka akoma. Regjimi nuk e di çfarë e ka goditur, apo çfarë do ta godasë. Nuk ka qenë kurrë më i dobët,” tha Netanyahu.

Ai pretendoi se Izraeli ka shkatërruar objektin më të rëndësishëm të pasurimit bërthamor të Iranit, një “pjesë të madhe” të arsenalit të raketave balistike, komandantë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë të lartë bërthamorë gjatë ditës së fundit.