Netanyahu: Kemi eleminuar 8 mijë terroristë, lufta në Gaza do vazhdojë edhe për shumë muaj të tjerë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi këtë mbrëmje në një konferencë shtypi në Kirya të Tel Avivit se lufta në Gaza do të vazhdojë edhe për shumë muaj të tjerë.

“Politika ime është e qartë, ne do të vazhdojmë të luftojmë derisa Hamasi të eliminohet dhe të gjithë pengjet tanë të lirohen,” tha ai, “deri më tani kemi eliminuar 8,000 terroristë, ne po e privojmë Hamasin nga aftësitë e tij, po plagosim komandantët e tij dhe do të eliminojë liderët e saj”.

“Izraeli duhet të marrë kontrollin e Boshtit të Filadelfias” – tha kryeministri Benjamin Netanyahu, duke iu përgjigjur një pyetjeje në një konferencë për shtyp. Ai i referohej 11 kilometrave të kufirit midis Egjiptit dhe skajit jugor të Rripit të Gazës, afër Rafahut.

Ai tha se objektivi kryesor i Izraelit është shkatërrimi i Hamasit, çarmatosja e Rripit të Gazës dhe më pas të organizojë një organizatë lokale.

“Ne kundërshtojmë një ‘Fatah-stan’ dhe një ‘Hamas-stan’”- tha Netanyahu.