Netanyahu: S’do të ketë Hamas, ka mbaruar

Kryeministri i Izraelit, Beniamin Netanyahu, është zotuar që të shohë fundin e organizatës terroriste Hamas në Gaza derisa po kjo po shqyrton propozimin e armëpushimit të SHBA.

Kjo është deklarata e parë e Netaanyahut prej kur presidenti amerikan Donald Trump njoftoi në mediat sociale se Izraeli ra dakord me atë që ai e quajti një “propozim përfundimtar” për një armëpushim 60-ditor në Gaza.

“Nuk do të ketë Hamas,” thotë ai.

“Nuk do të ketë Hamas. Nuk do të kthehemi më aty. Ka mbaruar”, u shpreh i njëjti.