Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar një deklaratë nga zyra e tij. Në të, ai tha se Izraeli ditët e fundit i ka dhënë Hezbollahut “një seri goditjesh që nuk mund ta imagjinonte”.
“Nëse Hezbollahu nuk e ka kuptuar mesazhin, ju premtoj, do ta kuptojë mesazhin”, tha Netanyahu, teksa premtoi kthimin e banorëve veriorë që u evakuuan për shkak të sulmeve të Hezbollahut në Liban, shkruan The Guardian.
“Asnjë vend nuk mund të tolerojë të qëllojë mbi qytetarët e tij, mbi qytetet e tij, dhe ne – Shteti i Izraelit – nuk do ta tolerojmë atë. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të rivendosur sigurinë”, citohet të ketë thënë Netanyahu.
Deklaratat e tij vijnë në mes sulmit më intensiv që ka nisur Hezbollah me raketa ndaj Izraelit pas sulmit me pejxherë.
Ndërkohë, për këto zhvillime koordinatorja speciale e Kombeve të Bashkuara për Libanin, Jeanine Hennis-Plasschaert, ka paralajmëruar për një “katastrofë të afërt” në Lindjen e Mesme.
“Me rajonin në prag të një katastrofe të afërt, nuk mund të thuhet sa duhet: nuk ka zgjidhje ushtarake që do ta bëjë më të sigurt ndonjërën palë”, shkroi ajo në një deklaratë të shkurtër në X.