Portieri legjendar gjerman, Manuel Neuer mori kartonin e parë të kuq në karrierën e tij të martën mbrëma dhe u përjashtua për herë të parë nga një ndeshje në moshën 38-vjeçare.
Bayern Munichu u takua me Bayer Leverkusen në një derbi të madh në ndeshjen e 1/8-tës së Kupës së Gjermanisë në Mynih dhe Neuer u përjashtua nga fusha në minutën e 17-të.
Rasti ndodhi kur Neuer vrapoi 25 metra larg portës pas një topi të gjatë të mysafirëve në drejtim të Jeremie Frimpong dhe me një ndërhyrje të ashpër rrëzoi lojtarin kundërshtar.
SIEMPRE HAY UNA PRIMERA VEZ.
— Paulina García Robles (@paugr) December 3, 2024
Manuel Neuer recibió su primera tarjeta roja en su historia como profesional:
21 temporadas
923 partidospic.twitter.com/pxlXiOFJLs pic.twitter.com/cxuIbm9QnO
Neuer nuk mund të ndalohej dhe në një sprint ai goditi një lojtar të cilin e rrëzoi në fushë dhe gjyqtari nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t’i tregonte rrugën për në dhomën e zhveshjes.
Meqë ra fjala, Leverkuseni në fund fitoi me rezultat 1-0 me golin e Nathan Tella dhe kaloi në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.