Nga 1 shtatori, kosovarët mund të udhëtojnë me patentë-shoferë në Austri

Nga 1 shtatori, qytetarët do të mund të udhëtojnë nepër Austri me patentë-shoferët e Kosovës.

Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës.

MPJD-ja tregon edhe për cilat raste vlen kjo.

“Qytetarët e Kosovës që në Austri ndodhen si vizitorë;
Qytetarët e Kosovës që nëpër Austri kalojnë transit;
Qytetarët e Kosovës që kanë qëndrim të përkohshëm në Austri”, thuhet në njoftim.

Kjo ministri tregon se kjo nuk vlen për ata të cilët në Austri kanë qëndrimin e tyre të rregullt me leje qëndrimi.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri dhe institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë angazhimin e tyre intensiv për njohjen e plotë të patentë shoferëve, e cila do të lehtësojë konvertimin dhe zëvendësimin e plotë të lejes së patentave për qytetarët e Republikës së Kosovës me leje qëndrimi afatgjatë në Austri”, thekson MPJD.