Kushtet atmosferike këtë sezon veror janë bërë tepër të papërballueshme, temperatura kanë arritur ekstremet e tyre maksimale pothuajse në pjesën më të madhe të globit.
Por diçka jonormale po ndodh këto ditë në shtete si Italia, Sllovenia, Kroacia, ku stuhi të fuqishme me erëra të forta kanë goditur këto vende ku për pasojë janë lënduar edhe disa persona.
Duket e çuditshme se si në temperatura rreth 40 gradë Celsius, qielli të lëshojë breshër sa madhësia e një grushti, siç ndodhi mbrëmjen e djeshme në Lombardi të Italisë. Nëse këto luhatje të motit do të përfshijnë edhe vendin tonë apo jo, ende nuk ka një konfirmim nga ekspertët.
Gjithashtu ekspertët botëror kanë dhënë alarmin se kjo verë do të jetë më e ftohta krahasuar me ato që na presin, ndaj është mirë të filloni të mendoni për zgjidhje që tani se si mund t’i bëni ballë.