Nga harbutëria e Trumpit në mikpritjen e Starmer, Zelensky emocionohet dhe përlotet në takimin me kryeministrin britanik

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky u takua me kryeministrin britanik Keir Starmer në Downing Street, pas vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë të premten.

Zelensky e falënderoi Starmerin për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Ukrainës që nga fillimi i luftës. Ai gjithashtu konfirmoi se sot do të takohet me Mbretin Charles.

Zelensky është shfaqur i përlotur dhe i emocionuar përballë Starmer në Down Street teksa mori mbështetjen e Britanisë për Ukrainën.

Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e mbarë botës, si një kontrast i thellë me atë që bota pa mbrëmë mes Zelensky-Trump.