Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen në vizitën e saj në Kosovë ka zhvilluar edhe një konferencë për mediat me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në fjalën e saj Presidentja e KE-së tha se vlerëson progresin e Kosovës, duke shtuar se nga janari qytetaret lëvizin të lirë në BE.
Po ashtu bëri thirrje që të punohet më shumë në luftën kundër korrupsionit. “Serbia të pranojë njohjen de facto. Të marrim hapat për avancim”, ka thënë ajo.
Ursula von der Leyen, ka folur edhe rreth agresionit të Serbisë në Kosovë më 24 shtator.
Ajo në një konferencë për media të mbajtur pas takimit me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, e dënoi fuqishëm sulmin ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Von der Leyen tha se autorët duhet të dalin para drejtësisë