Nga lokali në G Class, momenti kur ekzekutohet djali i ish-gjyqtarit në Shqipëri nga atentatorët me Audi

Janë publikuar pamjet e momentit kur Klajdi Prendi, djali i ish-gjyqtarit të GJKKO-së, Fran Prendi është ekzekutuar me armë me silenciator në rrugën Xhanfize Keko në kryeqytet.

Në video, shihet teksa viktima del nga lokali ku ishte nën shoqërinë e miqve të tij dhe futet në makinën tip G Class të parkuar tek stacioni i autobusëve.

Në atë moment, atentatorët i shkojnë paralel me Audi duke e qëlluar me armë me silenciator dhe largohen nga vendngjarja.

Miqtë e viktimës, sapo kanë parë ngjarjen e rëndë, vrapojnë drejt Klajdi Prendit për t’i ardhur në ndihmë dhe e dërgojnë me mjetin tip G Class në spitalin e Traumës, por 28-vjeçari nuk arriti që të mbijetojë.

Ndërkohë, pak më vonë në vendin ku ndodhi atentati mafioz mbërrijnë forcat e policisë.