Sipas studiuesit Katičić emri i lashtë i qytetit në gjuhën greke Naissós u bë Nish nëpërmjet rregullave strikte fonetik të gjuhës shqipe dhe më pas emri i qytetit në atë formë është huazuar nga kolonit e reja sllave në shekullin e shtatë. Nishi gjendet afër 200 km në jug të Beogradit.
Ka qenë një qytet i hershëm Ilir ku kanë lindur perandorë Bizantinë si Justini i I. Sipas studiuesit Katičić emri i lashtë i qytetit në gjuhën greke Ναισσός/Naissós u bë Nish nëpërmjet rregullave strikte fonetik të gjuhës shqipe dhe më pas emri i qytetit në atë formë është huazuar nga kolonët të reja sllave në shekullin e shtatë.Po e sjellim këtu edhe një citat të shkurtër por që ja vlen të mbetet në këtë temë si dokument:Anglezi John Ross (ishte Komisioner serb në kufi ) shkruan: “Pothuajse të gjithë pjesa perëndimore e sanxhakut të Nishit ishin shqiptare mysliman… Të gjithë ata kanë ikur në vilajetin e Kosovës , duke e lënë të gjithë vendin e tyre”.
Përveç statistikave të shumta nga historian shqiptarë, këto foto janë një dëshmi e madhe se qyteti Nish i Serbisë qendrore para 100 viteve ka qenë i populluar kryesisht nga shqiptarët.
Nishi gjendet afër 200 km në jug të Beogradit. Ka qenë një qytet i hershëm Ilir ku kanë lindur perandorë Bizantinë si Justini i I.
Sipas disa të dhënave arkivale serbe thuhet mes të tjerash se gjatë luftërave serbo-turke të viteve 1877-1878, ushtria serbe, duke zbatuar urdhërin e shtabit të përgjithshëm dhe qeverisë serbe, i shpërnguli me forcë nga Toplica, Leskovci, Nishi, Vranja më tepër se 300.000 shqiptarë. Por, e vërteta është se prej kësaj krahine shqiptare me dhunë ushtarako-policore mbretëria serbe e Obrenoviqve dëboi rreth 830 000 shqiptarë etnikë. Kjo u realizua duke bërë një gjenocid dhe spastrim etnik total, kur janë vrarë e masakruar reth 70 000 shqiptarë, të cilët banonin në afro 700 fshatra e qytete shqiptare vetëm në Krahinën e Toplicës.
Në këtë kohë janë zbrazur trojet me shumicë shqiptare të Jagodinës, Kosanicës, Pirotit, Quprisë, Pllanës, Krushevcit, Nishit, Leskovcit, Surdulicës, Vranjës, Përokupjes, Kurshumlisë, etj. Popullsia e shpërngulur shqiptare e cila arriti që t´i shpëtojë gjenocidit serb u vendos në jug të trojeve shqiptare në Kosovë dhe në Maqedoni. Këta shqiptarë sot e asaj dite janë të njohur dhe të quajtur muhaxhirë (refugjatë). Madje, shumë prej tyre sot e asaj dite si mbiemër e mbajnë emrin e fshatit ose trevës prej nga janë dëbuar. Kronisti serb Dimitrije Mita Petroviq ishte edhe vetë pjesëtar i ngjarjeve të sipërme.