Një ditë para Botërorit, Xhaka ua kishte bërë me dije shqiptarëve

Granit Xhaka ishte pa dyshim ylli i mbrëmjes, në fitoren dhe kualifikimin e Zvicrës përballë Serbisë.

Zviceranët triumfuan 3:2 dhe e eliminuan Serbinë nga Kampionati Botëror për të dytën herë radhazi, shkruan Gazeta Express.

Xhaka u shpall lojtari i ndeshjes, duke dhuruar një paraqitje mbresëlënëse.

Një ditë para fillimit të Kampionatit Botëror, vet Xhaka në një intervistë ekskluzive për emisionin “Favoriti i Botërorit” në Televizionin T7 kishte deklaruar se do ta bëjë krenar çdo shqiptar.

“Me të vërtetë jam krenar që marr pjesë për të tretën herë në Kampionatin Botëror. Do të përpiqem që me lojën time t’i bëj krenar gjithë shqiptarët ngado që janë dhe mesazhi im është që çdo shqiptar të ndihet krenar me mua”, kishte thënë Xhaka për T7.

Dhe, pak ditë më vonë, ai e mbajti fjalën e dhënë.