Një film për tragjedinë çame/ Luan Rama: Kisha shkruar një poemë të gjatë. Alfred Trebicka kur e lexoi u ngacmua shumë…

I ftuar në emisionin “Ora e Betit”, në “Ora News”, ishte shkrimtari i njohur, Luan Rama, i cili foli ndër të tjera se pse ndërmori këtë rrugëtim kinematografik për të bërë një film për tragjedinë çame.

“Familja e nënës sime ka qenë e shpërngulur si shumë çamë të tjerë, gjatë kohës së luftës. Edhe unë jam rritur me tragjedinë çame, me dasmat çame, me ëndrrën e rikthimit etj. Unë kisha shkruar një poemë të gjatë, të cilën ma lexoi kryetari i fondacionit “Oxhatasim”, Alket Velia. Ky fondacion i është kushtuar kulturës çame, botimeve të çamërisë për të mos e harruar këtë pjesë të kulturës shqiptare. Çamëria ka qenë gjithmonë në botën time. Alfred Trebicka kur e lexoi u ngacmua shumë dhe menduam që të xhirohej ky film në Konispol”, u shpreh Rama.