Ushtria izraelite si duket po lëviz me pajisje ushtarake drejt kufirit të Rripit të Gazës, sipas pamjeve të publikuara në internet.
Videoja tregon një kolonë tankesh izraelite Merkava që lëvizin drejt Rripit të Gazës. Më herët, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari raportoi se 31 batalione janë tashmë në kufi.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u ka bërë thirrje banorëve të Gazës të largohen nga aty.
Netanyahu u zotua se autoritetet e vendit do të shkatërrojnë të gjitha vendet ku mund të fshihen mbështetësit e armatosur të grupit terrorist Hamas.