Një kontraktor i NASA-s thuhet se po kërkon të studiojë “trupat e alienëve” që u paraqitën në Kongresin e Meksikës gjatë një seance dëgjimore për UFO-t.
Jaime Maussan, gazetar veteran dhe i apasionuar pas UFO-ve, i cili i prezantoi kufomat javën e kaluar ka deklaruar për mediat se një kontraktues pa emër ka qenë në kontakt me të për kryerjen e një “hetimi të ADN-së” potencialisht në emër të agjencisë hapësinore amerikane.
Lajmi vjen vetëm një javë pasi hetuesi kryesor i UFO-ve në NASA, Dr David Spergel, nuk e hodhi tërësisht poshtë origjinën e dy trupave.
Dr. Spergel u tha gazetarëve: “Ne nuk e dimë natyrën e atyre mostrave. Rekomandimi im është, nëse keni në dispozicion diçka të çuditshme, vini mostrat në dispozicion të komunitetit shkencor botëror dhe ne do të shohim se për çfarë bëhet fjalë.”
Maussan i zbuloi për herë të parë dy trupa të dyshuar 1000-vjeçarë, të zbuluar në një shpellë peruane, gjatë seancave dëgjimore rreth UFO-ve të mbajtura nga Kongresi i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Meksikës, duke shkaktuar një debat ndërkombëtar.