Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ka treguar se në muajin korrik të këtij viti, përmes aeroportit të Nënë Terezës kanë hyrë mbi 1 milion pasagjerë.
Ai shprehet se kanë hyrë më shumë pasagjerë sesa kanë ardhur në të gjithë vitin 2013, vitin kur ai mori pushtetin. Kjo sipas kryeministrit është një tregues kuptimplotë e transformimit epokal të Shqipërisë turistike brenda një dekade.
“Mirmëngjesi dhe me aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza, ku vetëm muajin korrik numri i hyrjeve në Shqipëri i kaloi 1 milionë, e ku hynë më shumë pasagjerë se sa erdhën në të gjithë vitin 2013, duke na dhënë një tregues kuptimplotë të transformimit epokal të Shqipërisë turistike në harkun e një dekade, ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama.