Kori Siparantum u nderua me ‘Medalje të Artë’ në Spanjë në garat botërore të koreve “Sing for gold”.
Veç kësaj, është vlerësuar edhe me ‘Çmimin Special’ për programin kontemporan më të mirë dhe interpretim në skenë.
E për këtë u bënë reagime të shumta dhe një i tillë nuk mungoi nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në një postim në platformën X, Osmani theksoi se kjo është një arritje e jashtëzakonshme dhe një shembull për rininë tonë.
Postimi i plotë :
“Një moment krenarie për Kosovën!
Kori Siparantum ka ngritur edhe një herë lart flamurin tonë, duke sjellë në shtëpi Medaljen e Artë dhe një çmim special për programin më të mirë bashkëkohor dhe performancën skenike në Kupën e Koraleve Botërore në Barcelonë.
Një arritje e jashtëzakonshme dhe një shembull tjetër se rinia jonë është e pandalshme”.