Një orë e gjysmë pritje për të hyrë në Kosovë nëpërmjet Merdarit

Afro një orë e gjysmë po duhet pritur për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare të Merdarit. 

Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufirit në përditësimin e ri ka treguar se pritjet më të gjata janë në Merdar.

Për të dalë nga Kosova nëpërmjet kësaj pike kufitare pritjet janë deri 10 minuta. Ndërkohë për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare Dheu i Bardhë pritjet janë deri 20 minuta.