Dioqeza e Rashkës-Prizrenit tha se dje një person ka vendosur një flamur me logon e UÇK-së në autobusin që transportonte pelegrinët nga Serbia, e më pas e kishte sulmuar fizikisht një prift.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde e ka falënderuar Policinë dhe qytetarët kosovarë për “ndërhyrjen e shpejtë”.
“Faleminderit për ndërhyrjen e shpejtë të qytetarëve kosovarë dhe Policisë së Kosovës kur një prift i Kishës Ortodokse Serbe u sulmua fizikisht dje në Prizren. Ky guxim civil meriton duartrokitje!”, shkroi Rohde në “X”.
Thankful for the quick intervention of Kosovar citizens and @Kosovo_Police when a priest of the Serbian Orthodox Church was physically attacked yesterday in Prizren. This civil courage deserves applause!👏🏽https://t.co/qlLQ3QVj9D
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 26, 2024
Dioqeza tha se ngjarja ndodhi dje në mëngjes në qendër të qytetit, kur autobusi i përdorur nga pelegrinët serbë erdhi për të ndjekur një liturgji.