Një burrë i armatosur u qëllua nga personeli i Shërbimit Sekret Amerikan mëngjesin e së dielës jashtë Shtëpisë së Bardhë, njoftoi agjencia menjëherë pas incidentit.
Presidenti Donald Trump nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë, sipas CNN, përcjell Insajderi.
Sipas shefit të Shërbimit Sekret të Komunikimeve, Anthony Guglielmi, USSS mori informacion për një “individ me qëllime vetëvrasëse” i cili po udhëtonte për në DC nga Indiana. Guglielmi tha në një deklaratë se anëtarët e USSS panë një person që përputhej me përshkrimin pranë Shtëpisë së Bardhë dhe gjetën veturën e tij të parkuar.
“Teksa oficerët u afruan, individi nxorri një armë zjarri ku pasoi një konfrontim i armatosur, gjatë së cilës u qëlluan nga personeli ynë,” tha Guglielmi.
Personi është dërguar në spital, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.
Shërbimi Sekret Amerikan tha se nuk kishte lëndime në anëtarë të personelit të tyre.