11 serbë nga fshatrat e Parteshit, të cilët morën pjesë në tubimin “Serbia e Shpresës” në Beograd, morën punë me pagesë në Autoritetin e Përkohshëm të Komunës së Gjilanit (Sistemit paralel serb në Kosovë)
Por jo të gjithë e patën fatin e zi të një serbi që jeton në Kosovë.
Është fjala për serbin Momqilo Vuçkoviqit nga fshati Budrikë e Poshtme në Partesh. Ai vdiq pasi u plagos rëndë pasi u rrëzua në një stacion autobusi afër Nishit, në një autobus që po transportonte punëtorë në një mbledhje të shkollës ku ai ishte edhe ndihmës punëtor.
Për ironi, serbi nga Kosova, u injorua totalisht nga mjekët serbë që paguhen nga Serbia për punën që e bëjnë në Kosovë.
Sipas një faqe në Facebook, që publikon ngjarje dhe raste të serbëve që jetojnë në Kosovë, Momqillo u injorua totalisht nga sistemi i shëndetësisë që përfaqësohet nga mjekët serbë në Partesh.
Pasi mjekët e zyrës së përkohshme të komunës së Gjilanit të cilët po shoqëronin autobusin, konstatuan se lëndimi në kokën e prerë nuk ishte i rëndë, në vend që të shkonin në spitalin e Nishit, Momqilon e kishin çuar te një i afërm me fashë në kokë.
Më vonë ky i afërm e kishte nisur drejt Kosovës. Por doli që ardhja e Momqilos për trajtim të mëtutjeshëm në spitalin e Prishtinës ishte i vonuar. Plafa e serbit ishte serioze dhe nuk kishte asnjë shpresë më për të.
Pas disa ditësh, Momçilo ndërroi jetë në spitalin e Prishtinës dhe mjekët thanë se ai kishte kërkuar shumë vonë ndihmë mjekësore.
“Edhe drejtori i shkollës edhe drejtori i Shtëpisë Shëndetësore të Gjilanit (të dy serbë) janë ende në të njëjtat pozita, por Momçilo nuk jeton më. Fakti që ata janë në të njëjtat pozicione tregon se sa kujdeset shteti për njerëzit!”, shkruan kjo faqe.
Dorëheqjet e tyre nuk mund të presim si “akt moral”, sepse janë moralisht të mangëta, por mund t’i kërkojmë nga pushteti.
Për rastin ishte raportuar edhe nga mediat serbe.