E moshuara Kaleme Dardha nga fshati Shenepremte i Divjakës ka rrëfyer për mediat tmerrin e kaluar tre ditë më parë, kur dy persona hynë në banesën e saj me dhunë, e dhunuan dhe i morën bizhuteri floriri.
Ajo ka treguar se hajdutët kanë qenë me kapuçë dhe se ka luftuar me ta. “Hajduti ishte me kapuç. Në mesnatë dikush hyri dhe më goditi nga pas, e kafshova dhe më lëshoi.
Më mori vetëm vathët dhe unazën. Grabitësi nuk më tha asgjë, vetëm më torturoi”, ka treguar e moshuara e cila jetonte e vetme.
Policia ka arrestuar dy autorët Adrian Balla e Gentian Keçi.